Errët
Ndritshëm

Zenit mund të dënohet për ofendimet ndaj Mirlind Dakut

19.08.2025
Mirlind Daku 2

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (RFU) ka njoftuar se do të shqyrtojë fyerjet e tifozëve të Zenit St. Petersburg ndaj sulmuesit shqiptar të Rubin Kazanit, Mirlind Daku.

Ngjarja ndodhi më 12 gusht, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë, ku Zenit mposhti Rubin Kazanin me rezultat 3-0. Daku arriti të shënonte një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gjë që ndezi reagime të ashpra nga tifozët vendas.

Sipas kreut të komitetit, Artur Grigoryants, Zeniti pritet të përballet me masa ndëshkuese.

Do të shqyrtojmë brohoritjet masive me shprehje fyese nga tifozët e Zenitit drejtuar sulmuesit të ekipit mysafir, Mirlind Daku”, deklaroi Grigoryants për RIA Novosti.

Mbledhja e Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës së RFU-së do të zhvillohet më 20 gusht, ku përveç rastit të Dakut, do të trajtohen edhe fyerjet e tifozëve të CSKA Moskës ndaj Spartakut gjatë një tjetër ndeshjeje të Kupës së Rusisë.

Errët
Ndritshëm