Errët
Ndritshëm

Tottenham ofron 70 milionë euro për Savinhon, City e refuzon

15.08.2025
Jf Sport Savinho

Tottenham Hotspur ka bërë një hap konkret për transferimin e talentit brazilian Savinho, duke paraqitur një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh, raportoi Globo. Megjithatë, Manchester City që zotëron të drejtat e lojtarit e ka konsideruar këtë shumë të pamjaftueshme.

Klubi londinez pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar në ditët në vijim, në përpjekje për të bindur kampionët e Anglisë.

Savinho, 21 vjeç, është i vetëdijshëm se te Tottenham do të kishte më shumë minuta loje dhe një rol më të rëndësishëm në formacionin titullar, gjë që mund t’i rrisë shanset për të siguruar një vend në Kombëtaren e Brazilit para Kupës së Botës 2026.

Errët
Ndritshëm