Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka zyrtarizuar largimin nga Ipswich Town për t’u bashkuar me Sassuolon, skuadrën e sapokthyer në Serie A.
27-vjeçari është transferuar në formë huazimi nga klubi anglez, me opsion blerjeje për 10 milionë euro pas një viti. Ky do të jetë eksperienca e parë e Muric në futbollin italian, pas paraqitjeve të tij në kampionatet e Anglisë, Turqisë, Spanjës dhe Holandës.
Muric tashmë është prezantuar me fanellën e re dhe pritet të bëjë debutimin më 23 gusht, në sfidën e parë të sezonit kundër kampionit në fuqi, Napolit.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i hapur rrugën për të treguar vlerat e tij në njërin prej kampionateve më të forta në botë.