Errët
Ndritshëm

Reali ua vazhdon kontratën dy yjeve

19.07.2025
Nd Firmas 01 Av17438

Thibaut Courtois do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi mbretëror ka arritur marrëveshje me portierin belg.

Courtois do të nëshkruaj kontratë të re, e vlefshme deri në vitin 2027, pasi kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2026.

38 vjeçari sezonin që lamë pas bëri 38 paraqitje si dhe ka arritur të mbajë 15 herë portën e paprekur.

pas Thibaut Courtois, Reali do t’i vazhdojë kontratën edhe mesfushorit, Brahim Diaz.

Ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës së re të marokano-spanjollit, mirëpo kjo shihet si vendim i qartë se Alonso e sheh atë në planet e tij për skuadrën.

Diaz, ka bërë rreth 56 paraqitje sezonin që lamë pas, ku shënoi 6 gola dhe 8 asistime, ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe.

Errët
Ndritshëm