Lamine Yamal, ylli i ri i futbollit botëror, po shkëlqen me Barcelonën dhe Spanjën, duke fituar tashmë pesë tituj, ndonëse ende nuk ka mbushur 18 vjeç.
Pavarësisht moshës së re, Yamal ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në fushë, duke u bërë një nga lojtarët kyç të Barcelonës dhe figura që shpesh merr vendimet vendimtare gjatë ndeshjeve.
Në një intervistë të fundit, ai u pyet për krahasimet që i bëhen me legjendën Lionel Messi. Yamal u shpreh me respekt dhe dashuri për argjentinasin, duke theksuar ndikimin e tij të madh në botën e futbollit.
“Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua. Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time”, theksoi anësori 17-vjeçar spanjoll, duke shtuar: “Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal“.