Liverpool FC ka treguar një akt të jashtëzakonshëm solidariteti duke u zotuar se do t’ia paguajë familjes së Diogo Jotës pagën e plotë të kontratës së tij, që kap vlerën rreth 14.5 milionë funte, deri në qershor 2027. Ky vendim vjen pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez dhe vëllait të tij André Silva në një aksident automobilistik.
Partnerja e Jotës, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre do të përfitojnë mbështetje financiare të plotë, ndërsa klubi ka konfirmuar se kontrata nuk do të ndërpritet. Drejtuesit e Liverpoolit theksuan se ky gjest është një mënyrë për t’i dhënë familjes kohën dhe qetësinë për të përballuar humbjen.
Ky veprim i klubit është cilësuar si një dëshmi prekëse e respektit dhe vlerësimit për njeriun, jo vetëm për futbollistin.