Errët
Ndritshëm

Nico Williams “mbyll derën” për Barcelonën, rinovon me Athletic Bilbaon

04.07.2025
Gettyimages 2217843041 1751626268

Athletic Bilbao ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me një nga yjet më të ndritur të akademisë së saj, Nico Williams. Sulmuesi anësor 22-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë në “San Mamés” deri në vitin 2035, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm drejt Barcelonës apo Bayern Munichut.

Në një kohë kur shumë klube evropiane kishin shfaqur interes të madh për lojtarin spanjoll me origjinë nga Afrika, Athletic Club ka vendosur t’i blindojë shpresat e së ardhmes. Përveç kontratës afatgjatë, Bilbao ka rritur ndjeshëm edhe klauzolën e lirimit të Williams – më shumë se 50% krahasuar me marrëveshjen e mëparshme.

“Nico Williams nënshkruan zgjatje tetëvjeçare të kontratës me Athletic Club, deri në vitin 2035. Anësori bardhekuq do të qëndrojë dhjetë sezonet e ardhshme në klubin e zemrës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit bask.

Williams, i rritur në akademinë e Bilbaos, është kthyer në një titullar të padiskutueshëm si në klub, ashtu edhe në përfaqësuesen spanjolle. Rinovimi i tij shihet si një sinjal i qartë i angazhimit të Athleticut për të ruajtur filozofinë e saj tradicionale – ndërtimin e skuadrës mbi bazën e lojtarëve vendas.

Ky vendim është një fitore e madhe për klubin bask, i cili synon të ndërtojë një ekip konkurrues pa u varur nga transferimet e mëdha. Ndërkohë, Barcelona mbetet me “gisht në gojë”, pasi e kishte shënjestruar Williams si përforcim prioritar për krahët e sulmit.

Errët
Ndritshëm