Lamine Yamal është lojtari i ri që do ta mbajë numrin 10 të Barcelonës.
Me respekt të madh për Ansu Fatin, Yamal më herët kishte thënë se nuk nxitonte të merrte numrin 10, derisa Ansu të ishte ende pjesë e ekipit.
“Numri 10 është i Ansu Fatit. Nëse ai nuk është në ekip dhe më ofrojnë mua, sigurisht që do ta pranoj. Është një ëndërr për mua.”
Lajmin se Yamal do të marrë numrin 10 e bëri publike gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Fanella e famshme me numrin 10 të Barcelonës ka mbetur bosh pas transferimit të Ansu Fatit në formë huazimi te Monaco.
Ky numër ka një rëndësi të veçantë në historinë e klubit katalunas, pasi është mbajtur nga legjenda si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi.
Ditëve të fundit, Yamal ka postuar në rrjetet sociale fotografi të këtyre legjendave, duke paralajmëruar ardhjen e tij me fanellën që ka shkruar histori.
Zyrtarizimi i këtij ndryshimi pritet të bëhet në ditën kur Yamal mbush 18 vjeç.