Errët
Ndritshëm

Prishtinë: Një person gjendet pa shenja jete

20.06.2025
Një Person Pa Shenja Jete Në Prishtinë, Shenjester.net

Një person është gjendur i vdekur mëngjesin e së premtes në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Flaka e janarit” afër Xhamisë së Llapit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Errët
Ndritshëm