Aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë nga sot mund të bëhen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se shërbimi i ri synon të lehtësojë procedurat për shtetasit e huaj që duan të pajisen me lejeqëndrim në Kosovë.
Megjithatë, aplikimi online mund të bëhet vetëm nga personat që ndodhen brenda territorit të Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas Sveçlës, ky ndryshim është pjesë e procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve publike.