Errët
Ndritshëm

Përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, tre zyrtarë policorë të lënduar

05.11.2026
Policia E Kosoves 720x405

Përplasja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës ka përfunduar me të lënduar të mërkurën në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave, pasi tifozët kanë tentuar të përleshen mes vete.

Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, janë lënduar edhe tre zyrtarë policorë.

Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre të rënda.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Errët
Ndritshëm