Errët
Ndritshëm

Kosova rikthehet në stërvitje, të enjten përballë Izraelit

28.09.2026

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve në Debrecen të Hungarisë, pas ndeshjes ndaj Austrisë.

“Dardanët” tani kanë kthyer fokusin te përballja me Izraelin, që zhvillohet të enjten mbrëma.

Sipas FFK-së, futbollistët që nuk ishin titullarë ndaj Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa lojtarët që e nisën ndeshjen nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit.

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet të enjten në Debrecen, nga ora 20:45.

Errët
Ndritshëm