Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me kryeministrin Albin Kurti në New York, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë.
Në bisedën mes tyre, fokus kryesor ishte thellimi i bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
“Gjatë takimit, Presidenti Erdoğan deklaroi se të dyja vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për rritjen e vëllimit tregtar në një mënyrë që i përshtatet potencialit të tyre, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes” – Zyra per komunikim e presidences se turqise
Sipas Presidencës, i pari i turqise ka rikonfirmuar mbështetjen e tyre për Kosovën në përpjekjet për të forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Përveç mbështetjes politike, Vëmendje ju dha edhe ekonomise.
“Kosova me Turqinë kanë vazhduar forcimin dhe rritjen tregtare me ç’rast ato arrijnë në vlerën prej 1 miliard dollarësh me synimin që të rriten më shumë në të ardhmen. Po ashtu, janë rritur edhe investimet në Kosovë ku së fundmi kemi nisjen e fabrikës së re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec që janë në bashkëpunim me kompani nga Turqia.” – Kurti
Nderkohe, Kurti ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për aktvendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i qeverise, se fundmi, falënderoi Turqinë për rolin e saj në KFOR dhe kontributin në sigurinë e Kosovës.