Mbi 9 kilogramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë janë sekuestruar gjatë një aksioni të Antidrogës në fshatin Popoc të Gjakovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një shtetas turk.
Detaje të tjera rreth aksionit ende nuk janë bërë të ditura.
Policia e Kosovës pritet të japë më shumë informacione lidhur me rastin.