mimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7.3% në gusht 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te transporti me 21.1%, ndërsa pas tij vijnë strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse me 11.8%.
Rritje janë shënuar edhe te restorantet dhe akomodimi me 5.4%, pijet alkoolike dhe duhani me 5.1%, shëndetësia me 4.2%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 2.6%.
Në anën tjetër, çmimet e shërbimeve arsimore janë ulur për 0.5%.
Ndërkohë, krahasuar me korrikun 2026, çmimet në gusht janë rritur për 1.3%. Edhe në këtë rritje, ndikimin më të madh e ka pasur transporti me 4.6%.