Errët
Ndritshëm

Presidenti i “konsensusit”… dhe i tenderëve: Firma e Bekim Sejdiut mori rreth 100 mijë euro nga Ministria e Drejtësisë!

31.08.2026

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u morën vesh. Kandidat për President do të jetë Bekim Sejdiu.

Emri i tij u prezantua si i paanshëm dhe unifikues. Por, në të njëjtën kohë, Sejdiu del të ketë marrëdhënie kontraktuale me vetë Qeverinë.

Kjo po ndodh gjatë kohës kur Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh zëvendëskryeministre në Qeverinë Kurti 3.

Firma e tij, “Legalis SMM”, ka arritur të marrë dy kontrata në vlerë të përgjithshme prej rreth 100 mijë eurosh.

E para u nënshkrua në prill të vitit 2026. Bëhet fjalë për një tender 23 mijë eurosh nga Ministria e Drejtësisë, i dhënë për shërbime të arbitrazhit.

Dokumentin e ka nënshkruar vetë kandidati për president, Bekim Sejdiu.

Tenderi është dhënë me negociim direkt, pa konkurrencë. Kontra është kornizë, ku ministria paguan vetëm për shërbimet që merr.

Por marrëveshjet nuk u ndalën me kaq. Në qershor të këtij viti, e njëjta kompani u rekomandua për një tjetër kontratë prej 75 mijë eurosh, e ndarë në dy pjesë:

Pjesa e parë: 55 mijë euro për ekspertizë mbi legjislacionin ndërkombëtar.

Pjesa e dytë: 20 mijë euro për ekspertizë mbi legjislacionin vendor.

Përveç Sejdiut, bashkëpronarë në këtë firmë janë edhe Yll Sadiku e Artan Murati.

Që të tre kanë diçka të përbashkët: kanë shërbyer më parë në kabinetin e Vjosa Osmanit. E kjo e fundit ishte vetë pjesë e negociatave mes VV-së dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit të ri.

Errët
Ndritshëm