Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Luis Suarez nga Sporting Lisbona, pasi po has vështirësi për të transferuar Julian Alvarezin nga Atletico Madridi.
Sipas gazetarit Gerard Romero, trajneri Hansi Flick ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e sulmuesit kolumbian.
Suarez, 28-vjeçar, pati një sezon shumë të mirë me Sportingun, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 9 asistime në të gjitha garat.
Vlera e tij në Transfermarkt është rreth 30 milionë euro, por Sportingu nuk pritet ta shesë për më pak se 80 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.