Errët
Ndritshëm

Milani arrin marrëveshje për Diego Moreiran, transferimi rreth 50 milionë euro

17.08.2026

AC Milan ka arritur marrëveshje me Strasbourg për transferimin e Diego Moreiras.

Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është në vlerë rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuset dhe një përqindje të mundshme nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Moreira,ishte pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës 2026 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Milani e ka përshpejtuar marrëveshjen pasi negociatat e tij me RB Leipzig nuk avancuan. Klubi italian tani është pranë finalizimit të transferimit, ndërsa lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët e ardhshme.

Kjo pritet të jetë një nga transferimet më të rëndësishme të Milanit në këtë afat kalimtar.

Errët
Ndritshëm