Patrick Vieira është emëruar trajner i ri i kombëtares së Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje.
Federata Senegaleze e Futbollit e ka konfirmuar emërimin e ish-mesfushorit francez, i cili ka lindur në Dakar të Senegalit.
50-vjeçari ka drejtuar më parë Crystal Palace, Nice, Strasbourg dhe Genoan, por kjo do të jetë hera e parë që merr drejtimin e një kombëtareje.
Vieira është një prej figurave më të njohura të futbollit francez, pasi ishte pjesë e Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Euro 2000. Me Arsenalin, ai fitoi tre tituj të Premier League.
Detyrat e para me Senegalin do t’i nisë në grumbullimin e ardhshëm të kombëtareve, ndërsa synimi i tij do të jetë përgatitja e ekipit për kualifikimet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2027.