Errët
Ndritshëm

Rrahmani shkëlqen me gol në fitoren 6-2 të Napolit

13.08.2026

Amir Rrahmani ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Napolit ndaj Arisit, duke shënuar një gol spektakolar në miqësoren e fituar 6-2.

Kapiteni i Kosovës ishte titullar dhe luajti 70 minuta, ndërsa paraqitja e tij ka marrë vëmendje të veçantë në mediat italiane.

“Corriere dello Sport” e ka vlerësuar lart mbrojtësin kosovar, duke e cilësuar si lider dhe duke veçuar paraqitjen e tij në mbrojtje.

Rrahmani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të me një goditje nga distanca, ndërsa më pas për Napolin shënuan Scott McTominay, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, nga dy gola secili.

Sipas mediumit italian, Rrahmani ishte i përqendruar, intensiv dhe i sigurt në mbulim dhe në ndërtimin e aksioneve.

Errët
Ndritshëm