Errët
Ndritshëm

Messi largohet përkohësisht nga futbolli pas vdekjes së babait

12.08.2026

Lionel Messi ka vendosur të pezullojë përkohësisht angazhimet e tij futbollistike në SHBA, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.

39-vjeçari është kthyer në Rosario të Argjentinës për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij dhe për të qëndruar pranë familjes. Jorge Messi, i cili ishte edhe agjenti dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën e Lionelit, ndërroi jetë më 8 gusht në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Sipas raportimeve, Inter Miami i ka dhënë Messit leje pa afat, ndërsa ende nuk dihet se kur do t’i rikthehet detyrave me klubin amerikan.

Messi aktualisht po qëndron në Argjentinë me familjarët e tij, pas ceremonisë private të varrimit të babait në Rosario.

Errët
Ndritshëm