Errët
Ndritshëm

De Ligt i bashkohet Manchester Unitedit në stërvitje pas rikthimit nga lëndimi

11.08.2026

Matthijs de Ligt i është bashkuar të hënën stërvitjes së parë të Manchester Unitedit në Irlandë, teksa po vazhdon rikuperimin nga lëndimi.

Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi holandez iu është bashkuar grupit të lojtarëve që udhëtuan drejt County Kildare për kampin stërvitor.

De Ligt iu nënshtrua një operimi në shpinë në muajin maj dhe gjatë muajve të fundit ka punuar për rikthimin e tij në Carrington.

26-vjeçari iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2024, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 14 paraqitje dhe shënoi një gol, për shkak të lëndimit.

Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Errët
Ndritshëm