Sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka thurur elozhe për kombëtaren e Cape Verde pas përballjes së tyre dramatike me Argjentinën në Kupën e Botës 2026.
Ekipi afrikan ishte shumë pranë realizimit të njërës prej befasisë më të mëdha të turneut, por humbën 2-3 në fazën e 1/16-ës, ndonëse lanë një gjurmë të pashlyeshme me paraqitjen e tyre pa frikë.
“Mund vetëm ta duartrokas Cape Verde-n sepse sot gjithçka u përqendrua tek ata. Një ishull i vogël me ëndrra të mëdha. Është një histori e bukur – tifozët duan të papriturën, jo atë që parashikohet. Cape Verde bëri pikërisht këtë,” tha Zlatan.
Ishullorët u mposhtën në kulmin e suksesit të tyre, pasi kishin arritur në fazën eliminatore për herë të parë dhe ishin shumë pranë eliminimit të një prej kolosëve të këtij sporti.