Errët
Ndritshëm

Pas dështimit në Botëror, Gjermania kthen sytë nga Kloppi

03.07.2026

Gjermania ka nisur zyrtarisht kërkimin për trajnerin e ri, ndërsa emri kryesor është ai i Jurgen Klopp.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka filluar bisedimet me ish-trajnerin e Liverpoolit, i cili ka shprehur gatishmërinë për ta marrë drejtimin e kombëtares.

DFB e ka konfirmuar këtë përmes një deklarate zyrtare.

“Lidhur me emërimin e trajnerit të ri, drejtuesit e DFB-së do të nisin negociatat me Jurgen Klopp. Ai tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij për ta marrë këtë detyrë.”

Klopp, i cili aktualisht është këshilltar te Red Bull, raportohet se ka një klauzolë në kontratë që i lejon të largohet nëse i ofrohet drejtimi i Kombëtares së Gjermanisë.

Largimi i Julian Nagelsmann erdhi pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Paraguai në raundin e 16-të të Botërorit 2026.

Nëse arrihet marrëveshja, kjo do të jetë hera e parë që Klopp drejton një kombëtare, pasi deri më tani ka qenë trajner vetëm në nivel klubesh.

Errët
Ndritshëm