Cristiano Ronaldo nuk ndalet.
Me golin e shënuar nga pika e bardhë në fitoren 2-1 të Portugalisë ndaj Kroacisë në raundin e 16-të të Botërorit 2026, portugezi shkroi edhe një faqe të historisë.
Sipas Squawka, Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori që arrin 25+ gola në Kampionatet Botërore dhe Evropiane së bashku.
Ky ishte goli i tij i tretë në Botërorin 2026, duke dëshmuar se edhe në moshën 41-vjeçare vazhdon të jetë vendimtar për Portugalinë.