Errët
Ndritshëm

Edhe një herë Haaland, Norvegjia kalon tutje

30.06.2026

Haaland edhe një herë shpëtimtar për kombëtaren e tij.

Edhe pse ishte nën hije pothuajse tërë ndeshjen, norvegjezi shënoi në minutën e 85-të për fitoren e vikingëve kundër Bregut të Fildishtë me rezultat 2-1, këtë të martë.

Ndryshe nga kapiteni i tij, Martin Odegaard, sulmuesi i Cityt u gjend para portës kur ekipi pati më së shumti nevojë për të.

Me këtë gol, Haaland shkon në kuotën e pesë golave në këtë Botëror dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve, vetëm një gol prapa Lionel Messit.

Në raundin e 16-të, Norvegjinë e pret një përballje e madhe ndaj Brazilit.

Errët
Ndritshëm