Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Pejë, ku në derën e një objekti banimi është lënë një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.
Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas raportimit është siguruar vendi i ngjarjes, ndërsa njësia për deminim ka bërë largimin e mjetit shpërthyes.
Në raportin 24-orësh, rasti është iniciuar si “kanosje”, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin apo personat e dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.