Errët
Ndritshëm

Viti: Policia heton rast të posedimit të narkotikëve, sekuestrohen prova

24.06.2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike në qytetin e Vitisë, i cili ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 17:00.

Sipas policisë, zyrtarët kanë vërejtur dy persona të dyshuar, të cilët sapo kanë parë patrullën policore janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një peshore elektrike, një telefon celular, një veturë, një motor-skuter si dhe një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 172.9 gramë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore të Policisë së Kosovës.

Errët
Ndritshëm