Errët
Ndritshëm

Gjilan: Një person sulmohet me shufër hekuri, i dyshuari arrestohet

24.06.2026

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person në qytetin e Gjilanit.

Sipas raportit policor, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, ky i fundit e ka goditur disa herë me shufër hekuri në kokë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.

Errët
Ndritshëm