Errët
Ndritshëm

Aksident i rëndë në Dollc, humb jetën një person

18.05.2026
Spitali I Pergjithshem Ferizaj, Ambulancat (1)

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Dollc të Klinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Sipas policisë, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Gjendja e tyre raportohet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Errët
Ndritshëm