Gjysmë milioni euro për një gjysmëfinale. Dhe prapë nuk mjaftoi.
Kështu raporton mediumi spanjoll AS, sipas të cilit lojtarëve të Real Madridit iu ishte premtuar një bonus marramendës prej 500 mijë eurosh secilit, në rast se siguronin kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Vendimi thuhet se u mor nga presidenti Florentino Pérez dhe drejtuesit e klubit pas ndeshjes së parë ndaj Bayern Munichut, kur u pa se madrilenëve u nevojitej “motivim shtesë” për të mbetur në garë.
Megjithatë, plani dështoi.
Reali u eliminua nga bavarezët me rezultat të përgjithshëm 4:2, duke i dhënë fund aventurës në Champions.
Sipas raportimeve, klubi madrilen e kishte konsideruar bonusin si investim të arsyeshëm, pasi vetëm kualifikimi në gjysmëfinale do t’i siguronte rreth 15 milionë euro nga UEFA, pa llogaritur të ardhurat nga biletat në “Santiago Bernabéu”, që mund të sillnin miliona të tjera.