Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion që ka çuar në arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Pejës për veprën penale “vrasje”.
Sipas autoriteteve, personi i arrestuar është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, prej të cilave i mbeten për të vuajtur edhe rreth 9 vjet e 8 muaj.
Gjatë ndalimit, policia ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa dyshohet se personi ka përdorur edhe gjeneralitete të tjera për t’iu shmangur autoriteteve.
Arrestimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe kosovare, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme ligjore.