Kylian Mbappé po kërkon rikthimin në fushë në fund të sezonit, me synimin për të rritur formën para Botërorit.
Ylli francez raportohet se ka ndjerë shqetësim fizik vetëm pak minuta para përfundimit të stërvitjes së fundit, duke bërë që klubi të mos e konsiderojë 100% të gatshëm për ndeshjen ndaj FC Barcelona (0-2), ku katalanasit siguruan titullin e La Liga-s.
Ka gjithashtu raportime se Mbappé është larguar nga stërvitja pasi ka mësuar se mund të niste ndeshjen në stol ndaj Barcelonës.
Real Madrid ka edhe 3 ndeshje të mbetura: ndaj Oviedo, Sevilla dhe Athletic Bilbao. Mbappé deri tani ka shënuar 24 gola në 28 ndeshje, duke kryesuar garën e golashënuesve.
Sipas Marca, ai nuk planifikon ta mbyllë sezonin herët dhe madje ka punuar individualisht në palestër edhe në ditën e pushimit, me synimin që të rikthehet sa më shpejt, qoftë ndaj Oviedo ose Sevilla, për t’u përgatitur maksimalisht për kampionatin botëror.