Një vjedhje është raportuar pasditen e sotme në fshatin Dobrushë të Istogut, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi.
Sipas informacioneve të para, autorët dyshohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, duke shkaktuar dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.
“Po, mund të konfirmoj që një rast i vjedhjes ka ndodhur në Dobrushë të Istogut. Njësitet relevante të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rastit”, ka deklaruar Rugova.