Errët
Ndritshëm

Arrestohet 17-vjeçari në Tiranë, dyshohet për vjedhje në argjendari

02.05.2026

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë nën dyshimin për vjedhje në një argjendari, ku janë marrë varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro.

Sipas Policisë së Shqipërisë, arrestimi është realizuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas raportimit të një vjedhjeje në një argjendari të vendosur në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri, një ditë më parë, ka marrë varëset e floririt dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Pas veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar edhe varëset e vjedhura në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Errët
Ndritshëm