Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të arrihet shumë shpejt, ndërsa aleatët e SHBA-së po diskutojnë rihapjen e ngushticës së Hormuzit.
Trump tha se armëpushimi dyjavor, i cili përfundon javën e ardhshme, mund të zgjatet, por sipas tij kjo mund të mos jetë e nevojshme pasi Teherani është i interesuar për marrëveshje.
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin”,
Ai madje la të hapur mundësinë që marrëveshja të nënshkruhet në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Megjithatë, burime iraniane kanë bërë të ditur se ende ekzistojnë dallime që duhet të zgjidhen para një marrëveshjeje paraprake, raporton Reuters.
Në Islamabad, ku u mbajtën bisedimet e fundit, janë vërejtur masa të shtuara sigurie, megjithatë jeta në qytet po vazhdon normalisht.