Errët
Ndritshëm

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

16.04.2026
Policia E Kosoves 720x405

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka njoftuar këtë të enjte se, gjatë kontrolleve në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut, konkretisht në fshatrat Banovë dhe Prevllak, janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas policisë, kontrollet janë kryer në shtëpi të pabanuara dhe në një hambar, ku janë zbuluar pushkë të ndryshme, municion i llojeve të ndryshme, radiolidhje, kamera, uniforma ushtarake, pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një granatë dore dhe një thikë.

Të gjitha veprimet janë realizuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Errët
Ndritshëm