Errët
Ndritshëm

Dybala nuk largohet nga Roma, gati të ulë pagën për të qëndruar

15.04.2026
Udinese V As Roma Serie A

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, nuk ka ndërmend të largohet nga klubi italian, duke i mohuar zërat që kanë qarkulluar së fundmi në mediat argjentinase.

32-vjeçari synon të vazhdojë karrierën te “Giallorossët”, ndërsa sipas “Corriere dello Sport”, ai është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës bazë, në këmbim të bonuseve të lidhura me performancën individuale.

Aktualisht, Dybala përfiton rreth 8 milionë euro neto në sezon, ndërsa me bonuse kjo shifër arrin në 8.5 milionë euro. Kostoja totale për Romën kap vlerën e 12.9 milionë eurove në vit, ose rreth 249 mijë euro në javë.

Argjentinasi është pjesë e skuadrës romake që nga viti 2022, kur iu bashkua si lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi.

Në këtë sezon, Dybala ka zhvilluar 22 paraqitje me fanellën e Romës, duke realizuar 3 gola dhe duke kontribuar me 4 asistime.

Errët
Ndritshëm