Mbi 3 mijë euro u ka kushtuar disa të rinjve “ëndrra” për t’u bërë futbollistë në Spanjë, duke rënë pre e një skeme mashtrimi që i la ata pa para dhe pa kontrata.
Sipas Policise Spanjolle, të paktën gjashtë persona janë identifikuar si viktima të kësaj vjedhjeje, e cila bazohej në premtime të rreme për angazhim në klube profesioniste spanjolle.
I dyshuari kontaktonte viktimat, duke pretenduar se kishte lidhje me klube në Spanjë dhe mund të siguronte kontrata dhe dokumente qëndrimi.
Për këtë, ai kërkonte deri në 3 mijë euro, duke ofruar edhe dokumente të falsifikuara “ftese”, që gjoja garantonin vend në ekipet e para.
Pas mbërritjes në Spanjë, viktimat nënshkruanin kontrata përfaqësimi dhe dërgoheshin vetëm për prova në ekipe të nivelit të ulët.
Në fund, përfundonin në hostele dhe më pas braktiseshin, disa edhe duke fjetur në rrugë.
Rasti tashme po hetohet nga autoritetet spanjolle.