Errët
Ndritshëm

Burri plagoset me thikë në Gjakovë teksa ndërhyn në konflikt

09.04.2026
Policia Gjakove (3)

Një burrë u ther me thikë në Gjakovë, teksa po përpiqej të ndalonte një konflikt mes dy grave.

Përplasja nisi me fjalë brenda shtëpisë së tij, të martën rreth orës 02:20, ndërsa situata doli jashtë kontrollit kur ai u plagos me mjet të mprehtë teksa ndërhynte për të qetësuar situatën.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara vazhdon të jetë në arrati.

Errët
Ndritshëm