Ajax do t’u rimbursojë biletat tifozëve pas turpërimit 6-0 nga AZ Alkmaar në KNVB Beker.
Humbja e rëndë ka tronditur mbështetësit, ndërsa trajneri i përkohshëm Fred Grim pranoi përgjegjësinë:
“Tifozët mysafirë meritojnë rimbursim. Kupa është e rëndësishme dhe ne e nisëm ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme.”
Megjithatë, ky nuk është poshtërimi më i madh në histori për Ajaxin. Rekordi negativ mbetet humbja 9-1 nga DFC në vitin 1913, ndërsa kujtohet edhe disfata e thellë 6-0 ndaj Feyenoordit dy vite më parë.
Në Kupë, kujtimi më i hidhur i Ajaxit mbetet eliminimi shokues nga skuadra amatore Hercules.