PSG po e ndjek me kujdes Enzo Fernandezin, ndërsa e ardhmja e tij te Chelsea duket e pasigurt.
Sipas L’Equipe, argjentinasi është futur në listën e dëshirave të kampionëve francezë, edhe pse asnjë ofertë konkrete nuk është bërë të paktën këtë dimër. Pas shkarkimit të trajnerit Enzo Maresca, Fernandez po mendon për opsionet e tij të ardhshme.
Me kontratë deri në vitin 2032, Chelsea nuk ka presion, por mesfushori ka lënë gjurmë këtë sezon në Premier League, me gjashtë gola dhe një asist në 20 ndeshje, shifra që e bëjnë shumë tërheqës për klubet e mëdha.