Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) do t’i ulë tarifat për ata që ngrohen nga ngrohtorja Termokos dhe Gjakova. Nga kjo zbritje do të përfitojnë vetëm konsumatorët me matje, në Prishtinë dhe Gjakovë.
“Për ‘Termokos’ do të kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, ndërsa për NQ Gjakova për 5 për qind.”
Shkak i kësaj zbritjeje, sipas ZRrE-së, është kursimi në vitin 2025 që konsumatorët me matje kanë bërë.
“Në këtë rast kemi pasë kursim dhe është kthyer në zbritje të tarifave dhe, rrjedhimisht, edhe me benefit për të gjithë konsumatorët që kanë kursyer.”
Për konsumatorët pa matje apo sipërfaqe do të mbeten tarifat e njëjta, siç kanë qenë ato në sezonën e kaluar.