Milani nuk po rri “rahat”.
Kuqezinjtë janë në lëvizje të vazhdueshme dhe, sipas Corriere dello Sport, janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Niclas Füllkrug nga West Ham. Operacioni parashikohet të kryhet në formë huazimi, ndërsa ende mbetet për t’u vendosur nëse marrëveshja do të shoqërohet me të drejtë blerjeje.
Në aspektin financiar, sulmuesi gjerman do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro neto për gjashtë muajt e fundit të sezonit. Por ajo që bie më shumë në sy është urgjenca e Milanit: drejtuesit synojnë ta mbyllin gjithçka sa më shpejt, duke e sjellë Füllkrug për vizita mjekësore që para hapjes së merkatos, me qëllim që të jetë menjëherë i gatshëm për stërvitje.