Errët
Ndritshëm

Bayerni jep sinjale pozitive: Musiala rikthehet në stërvitje

17.12.2025
Musiala Training

Jamal Musiala ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë pas dëmtimit serioz që pësoi në ndeshjen e fundit kundër PSG-së në Kupën e Botës për Klube 2025. Incidenti ndodhi pas një përplasjeje të fortë me portierin Gianluigi Donnarumma, duke e lënë mesfushorin ofensiv të Bayern Munich jashtë fushave për më shumë se pesë muaj.

Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, 22-vjeçari ka rifilluar stërvitjet individuale dhe tashmë ka marrë dritën jeshile për t’u bashkuar pjesërisht me grupin, një sinjal i qartë se rikthimi i tij po afrohet.

Trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, u shpreh optimist për gjendjen e lojtarit:

Jamal po i afrohet rikuperimit. Shpresojmë që ai të mund të marrë pjesë në disa seanca stërvitore para fundvitit. Do të ishte thjesht kënaqësi, për ndjesinë që do t’i sillte skuadrës dhe atij vetë. Dhe shpresojmë që ai të marrë minutat e tij të para në janar. Ky do të ishte plani ideal për ne.

Në ambientet e klubit mbizotëron kujdes maksimal, pasi Musiala konsiderohet një nga asetet kryesore të Bayern Munich për vazhdimësinë e sezonit, ndaj stafi teknik dhe mjekësor po ndjekin një plan të detajuar rikthimi.

Kur të kthehem, dua të jem në 100 për qind, në një nivel të mirë. Prandaj po marrim kohën tonë,” u shpreh Musiala.

Errët
Ndritshëm