Lista Serbe ka lëshuar ftesa të reja për inaugurimin e kuvendeve komunale, në të cilat kësaj here është përfshirë edhe emërtimi “Republika e Kosovës”.
Fillimisht, ftesat ishin dërguar pa simbolet shtetërore të Kosovës dhe pa përmendur emërtimin zyrtar.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konfirmuar se kishte pranuar ftesa të cilat mungonin simbolet e shtetit dhe për këtë arsye i kishte refuzuar ato.
Pas këtij refuzimi, Lista Serbe të enjten ka përsëritur thirrjen për mbajtjen e seancave, duke përfshirë kësaj radhe edhe simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.