Errët
Ndritshëm

Vrasja e Gilmando Danit pranë Aeroportit të Rinasit: Detaje mbi atentatin, plagosjen e bashkëudhëtarit dhe hetimet e policisë

12.11.2025

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat, të martën te rrethrrotullimi para hyrjes së Aeroportit te Rinasit.

Ngjarja ku u perdoren edhe kallashnikove ndodhi, rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Sulmi ndodhi në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me nje mercedes, ndërsa autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Si pasojë , Dani humbi jetën në vend, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.

Sheqeri rezulton se prej tre muajsh ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje te armes kallashnikov, të cilat janë zbrazur nga të paktën 3 armë. Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Dani kishte te kaluar kriminale. Ai ishte denuar ne dhjetor 2021 me 12 vite burg, pasi gjykata e gjeti fajtor për shtrëngimin e biznesmenit Y.B. dhe për përfshirjen në kërcënimin e shtetasit J.Z.

Megjithatë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Ai kishte shpëtuar më herët nga dy atentate, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, çka e bënte të qartë se ai ishte prej kohësh një objektiv i grupeve rivale apo kundërshtarëve të tij.

Errët
Ndritshëm