Dejan Pantiq, njeriu për të cilin ishin bllokuar rrugët për 18 ditë në veri, e i cili u portretizua si terrorist i rrezikshëm, është liruar sot nga akuza për terrorizëm nga Gjykata e Prishtinës.
Veprimet e tij Gjykata i cilësoi si huliganizëm.Të akuzuarit, Dejan Pantiq ju ka ri-cilësuar vepra penale nga kryerja e veprave penale të terrorizmit, në pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm duke e dënuar me dy vite dënim me burgim.
Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim duke e dënuar Millun Millenkoviq – Llunen dhe Aleksandar Vllaiq, për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite, secilin veç e veç.
Miomir Vakiq është liruar nga akuza pasi nuk është provuar se ka kryer veprën penale.