E hëna e gjeti Parlamentin e Serbisë në përleshje të madhe mes opozitës serbe dhe pushtetit atje. Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot janë mbledhur sërish, deri tash nuk ka dhunë. Ata pritet që ta votojnë propozimin për buxhetin e shtetit për vitin 2025.
Opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim.
Snajperistë janë vendosur jashtë objektit të kuvendit në Beograd.
Deputeti serb opozitar, Srgjan Milivojeviq, ka publikuar në platoformën X foto të snajperëve në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e Parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë. Vuçiq dhe Ana Brnabiq, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit. Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne! As një hap prapa! Poshtë tirani! Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar deputeti opozitar në X.