Diego Simeone i cili drejton Atletico Madridin që nga viti 2011, bëhet trajneri i parë në histori të La Liga-s që ka udhëhequr një klub për 700 ndeshje.
Tekniku argjentinas ka qenë një figurë kyçe në transformimin e Atletico Madrid nga një ekip i zakonshëm në një nga rivalët kryesorë të dy gjigandëve të futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.
Diego Simeone u shpreh shume i kënaqur për situatën aktuale te Atletico Madrid, pas fitores 2-1 ndaj Deportivo Alaves në La Liga, një ndeshje që shënoi ndeshjen e tij të 700-të si trajner i klubit
Duke folur për DAZN, Simeone theksoi se po kalon mirë dhe po punohet me përgjegjësi në Atletiko:
“Unë jetoj në të tashmen, po kalojmë mirë dhe djemtë po punojnë me shumë përgjegjësi. Unë jam i qetë dhe në paqe. Më pëlqen ku jam dhe kaq.”
Përmes punës së palodhur dhe menaxhimit të tij të shkëlqyer, Simeone ka udhëhequr Atletico-n drejt dy titujve të La Liga-s, një trofe Copa del Rey dhe dy Europa League, ndërkohë që ka arritur të çojë skuadrën në dy finale të Ligës së Kampionëve, ku kanë pësuar humbje ndaj Real Madridit në të dy rastet.